Me 30 tetor 2021 ka ndrrue jetë TRASHE AHMETAJ në Vuthaj, në moshë 76 vjecare, Nana e Kelmend Ahmetaj (Keli)- Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për Plavë-Guci me Rrethina dhe, njiherit, administrator i Bujtinës turistike alpine “Hartini”, skej Ujëvarës në Vuthaj, një nga djemtë më të mirë të Kelmendit, të trevave shqiptare në Malin e Zi, të Kohës e Botës Shqiptare.
E ndjera TRASHE AHMETAJ është nga Martinajt e Gucisë, vajza e Bajram Man PRELVUKAJ, që u vra në luftë me sllavët në Qafë të Previsë, kur ajo kishte edhe tre muaj për të ardhur në jetë. Edhe mbas lindjes së saj, mixha (axha) i saj vritet në luftë me sllavët në afërsi të Kolashinit në Mal të Zi.
E ndjera TRASHE AHMETAJ u martua në Vuthaj, në Ahmetaj, në një familje me tradita e virtyte të larta shqiptare, e cila gjatë gjithë jetës tregoi fisnikëri e përkushtime të mëdha për Familjen e Saj, për Fëmijët e Saj, për Nipërit e Mbesat e Saj, duke dhënë një shembull të mirë e mbetë kujtim i paharruar në jetë e motmote.



