E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

‘Joker: Folie à Deux’ mbyll xhirimet, në tetor në kinema

‘Joker: Folie à Deux’, vazhdimi i shumëpritur i ‘Joker’, ka përfunduar xhirimet. Lajmin e dha këngëtarja Lady Gaga, e cila në film luan rolin e Harley Quinn së bashku me Joaquin Phoenix.

Në një postim në Instagram, Lady Gaga ka publikuar një foto në të cilën shfaqet me rroba skene e rrethuar nga policët dhe turma. Filmi i ri, i drejtuar nga Todd Philips, është vendosur pjesërisht në Arkham Asylum. Pjesë e kastit janë edhe Brendan Gleeson, Catherine Keener dhe Zazie Beetz.

Në kinematë amerikane, ai do të jetë në tetor 2024.

Filmi i parë ‘Joker’ (2019) fitoi dy çmime Oscar, njëri për Joaquin Phoenix si aktori më i mirë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet