E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Jo vetëm Franca, së paku edhe 3 shtete janë kundër liberalizimit të vizave – dalin detaje

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Franca nuk mund ta bllokojë e vetme procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se proceduralisht, vendimi mund të jetë i bllokuar nga së paku 4 shtete të Bashkimit Evropian, e cila njihet si “pakica bllokuese” e Këshillit të BE-së, përcjell Bota sot.

“Franca, e vetme, nuk mund t’a bllokojë vendimmarrjen në Këshillin e ministrave të BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. As Franca dhe Holanda të marra së bashku. Madje, as edhe nëse aty është edhe një shtet i tretë.

Proceduralisht, vendimi për liberalizimin e vizave mund të jetë i bllokuar vetëm nëse të paktën 4 shtete të BE-së, të cilat duhet të përfaqësojnë të paktën 35% të popullsisë së BE-së, janë kundër. Kjo njihet ndryshe si “pakica bllokuese” e Këshillit të BE-së ‒ që mund të paralizojnë vendimmarrjen mbi çfarëdo çështje”, ka shkruar Cakolli në një postim në Facebook.

Reagimi i Cakollit vjen pas deklaratës së raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, e cila ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është bllokuar nga ministri i Brendshëm i Francës.

Çështja e liberalizimit të vizave nuk ishte në agjendë as dje në Samitin e BE-së./BS

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet