E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Jemi më shtatshkurtrit e Europës, nuk i kapim dot me gjatësi vendet e rajonit

Meshkujt shqiptarë janë ndër më të shkurtrit në Europë, me gjatësi mesatare prej 1.74 m. Të dhënat janë publikuar nga portali www.averageheight.co, i cili ka mbledhur të dhënat për gjatësinë mesatare të popujve të ndryshëm në të gjithë botën.

Ndër 34 vende të Europës, Shqipëria renditet në vendin e 31-të për nga gjatësia, duke kaluar vetëm Portugalinë, me gjatësi mesatare prej 1.73 m, Rumaninë, me 1.72 m dhe Maltën me 1.69 metër.

Meshkujt shqiptarë kanë të njëjtën gjatësi të trupit me turqit.

Në anën tjetër, vendet e rajonit qëndrojnë në krye të renditjes për gjatësinë e shtatit. Boshnjakët renditen të parët në Europë dhe në botë si më të gjatët, ku gjatësia mesatare e një burri pritet të jetë 1.839 m.

Po ashtu edhe vendet e tjera të rajonit janë në krye të klasifikimit për gjatësinë e trupit. Një burrë në Malin e Zi  pritet që të ketë gjatësi mesatare 1.832 m, ndërsa serbët renditen në vendin e gjashtë me një diferencë të ngushtë prej 1.82 m. Gjatësia mesatare e një burri në Kroaci pritet të jetë më shumë se 1.80 metër.

Në Bashkimin Europian, vendet ku meshkujt kanë shtatin më të lartë janë Holanda, 1.838 m, Danimarka, me 1.826 m dhe Gjermania, 1.81 m.

Në vendet fqinje si Greqia dhe Italia, meshkujt kanë gjatësi mesatare përkatësisht 1.783 m dhe Italia me 1.76 m.

Francezët, zviceranët dhe bullgarët kanë një gjatësi mesatare prej 1.75 m.

Sipas të dhënave të publikuara nga tabela e gjatësisë e averageheight.co, burrat më të shkurtër në botë janë në Indonezi. me një gjatësi mesatare prej vetëm 1.58 m. Duke analizuar të dhënat e mbledhura në 101 vende të botës, kontinenti aziatik ka burrat më të shkurtër, së bashku me Amerikën e Jugut.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet