E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Jemi me ju”, BE dhe SHBA shprehin mbështetjen për Shqipërinë

Për situatën e tërmeteve në Shqipëri ka reaguar Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Ambasada e SHBA-ve dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për situatën ku ndodhet vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Sassoli shkruan: “I gjendem pranë vëllzërve dhe popullit shqiptar. Europa është në tuaj”.

Ndërsa Ambasada e SHBA reagoi duke u shprehur: “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.”

Ndërkohë ambasadori i BE në vendin tonë, Soreca shkroi në Twitter se janë të pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe se Bashkimi Europian është në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë.

Luigi Soreca: “Jemi shumë të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. Bashkimi Europian qëndron pranë popullit dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë.”

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet