E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Italia premton rindërtimin e teatrit të Mariupolit të bombarduar nga trupat ruse

Italia do të rindërtojë teatrin e shkatërruar në qytetin e rrethuar të Mariupolit, i cili u bombardua mes konfliktit në Ukrainë.

Ministri i Kulturës, Dario Franceschini njoftoi dje se qeveria italiane ka miratuar propozimin e tij për t’i ofruar Ukrainës burimet dhe mjetet për të rindërtuar teatrin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”, shkroi Franceschini në Twitter.

Sipas kryebashkiakut të Mariupolit, Vadym Boichenko gjatë bombardimit të mërkurën, në teatër ishin strehuar mbi 1 000 civilë.

Rreth 130 persona thuhet se u shpëtuan të enjten nga ndërtesa e bombarduar.

Kievi dhe Moska kanë fajësuar njëri-tjetrin për incidentin. Pala ukrainase tha se bombardimi rus ka qenë i qëllimshëm ndërsa Rusia akuzoi regjimentin nacionalist ukrainas Azov për sulmin.

Sipas zyrtarëve lokalë, rreth 80% e banesave në qytetin e mbrojtur të Mariupolit janë shkatërruar, duke përfshirë 30% të tyre të cilat nuk mund të rindërtohen.

Javën e kaluar, UNESCO bëri thirrje për mbrojtje më të madhe të vendeve të trashëgimisë kulturore në Ukrainë.

“Ne duhet të ruajmë trashëgiminë kulturore në Ukrainë, si një dëshmi e së kaluarës, por edhe si një katalizator për paqen dhe kohezionin për të ardhmen, të cilën komuniteti ndërkombëtar ka për detyrë ta mbrojë dhe ruajë”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet