E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Italia do të lehtësojë masat anti COVID-19

Italia do të fillojë me lehtësimin gradual të kufizimeve anti-COVID duke filluar nga 26 prilli, ka paralajmëruar kryeministri italian, Mario Draghi në një konferencë shtypi të premten.

Sipas CNN, studentet do të ndjekin mësimet në shkollë në të gjitha zonat e verdha dhe portokalli, derisa studentët në zonat e kuqe do të ndjekin pjesërisht mësimet në internet.

Aktivitetet në ambientet e jashtme gjithashtu do të lejohen që të operojnë, sikurse restorantet dhe teatrot.

Italia vazhdon të klasifikojë rajonet brenda një sistemi të koduar me ngjyra – të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuqe.

Kryeministri italian tha se “qeveria po ndërmerr një rrezik, një rrezik të arsyetuar bazuar në të dhëna”, por premisa e këtij rreziku është që secili aktivitet të respektojë rregullat me kujdes, sikurse distancimin shoqëror dhe vendosjen e maskave.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 3.8 milionë dhe 116 mijë viktima.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet