Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi tha se ai do të garojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian, që mbahen në muajin maj, pasi, siç u shpreh ai, dëshiron që të luftojë për një BE më të bashkuar.
Berlusconi, 82-vjeçar, e bëri publik lajmin për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, gjatë konventës së partisë së tij të qendrës së djathtë Forza Italia, e cila ka humbur mbështetjen viteve të fundit, për shkak se votuesit kanë zgjedhur parti të tjera të djathta, që kanë diskurs anti-migrantëve dhe janë euroskeptikë, siç është Partia Liga. Kjo parti udhëheqë me Italinë dhe është në koalicion me lëvizjen Pesë Yjet.
Partitë e koalicionit qeverisës në Itali dëshirojnë që të ndalin procesin e integrimit evropian dhe që fuqia të rikthehet te qeveritë e shteteve të BE-së.



