E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Inflacioni shtyn shefen e Bankës Qendrore të Turqisë të jetojë me prindërit

Shefja e re e Bankës Qendrore të Turqisë, Hafize Gaye Erkan, ka thënë se është përjashtuar prej tregut të patundshmërisë në Stamboll, për shkak të inflacionit, prandaj ka vendosur të jetojë me prindërit.

“Nuk kemi gjetur shtëpi në Stamboll. Janë tmerrësisht të shtrenjta. Jetoj tani me prindërit e mi”, ka thënë 44-vjeçarja, e cila e ka marrë pozitën në qershor, pas dy dekadave që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara.

Erkan ka punuar më parë në kompani të mëdha amerikane si Goldman Sachs dhe Bankën First Republic – dhe tani ka synim që të luftojë rritjen e çmimeve.

“A është e mundshme që Stambolli është më i shtrenjtë se Manhatani?”, ka pyetur ajo.

Inflacioni në Turqi tani ka arritur në 61 për qind.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, besohet se ka ndihmuar në rriten e inflacionit, përmes vendimeve që ka marrë, mirëpo është zotuar se ekipi i ri i ekonomistëve, me përvojë në SHBA, do ta luftojë krizën ekonomike.

Për ta luftuar zemërimin në rritje, zyrtarët kanë marrë vendim që qiraja të mos rritet më shumë se 25 për qind, ndonëse ekspertët besojnë se diçka e tillë vetëm ka krijuar tensione të reja, pasi pronarët po dëbojnë qiraxhinjtë, ashtu që të gjejnë banorë të ri, me çmime të reja të banesave.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet