E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Indeksi Global i Urisë: Shqiptarët sot ushqehen më keq se në vitin 2000

Shqipëria ka humbur ndjeshëm pozicione në indeksin global të urisë, që publikohet çdo vit.

Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 53-ta në botë, ndër 119-të shtete, ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 48-të, ndër po aq shtete.

Përkeqësim ka edhe në pikëzim, çka do të thotë se, rënia e Shqipërisë në këtë renditje nuk është rrjedhojë e përmirësimit të të tjerëve, por e përkeqësimit në vendin tonë. Madje, ky është niveli më i ulët historik, dhe këtë e tregon edhe grafiku. Shqiptarët sot ushqehen më keq se në vitin 2000.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit ndërkohë, Shqipëria renditet e fundit në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë indeks, radhiten vetëm vendet që e vuajnë problematikën e urisë, dhe jo vendet e zhvilluara.

Tre nën-indikatorët kyç mbi të cilët përpilohet indeksi janë: zinxhiri ushqimor, vdekja foshnjore, si dhe kequshqyerja e fëmijëve. Siç e tregon qartë edhe harta, Shqipëria është vendi më i uritur në Europë./Scan

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet