Mërgimtarët nga Hoti, i Plavë-Gucisë përmbyllen një aksioni te suksesshëm për nxënësit e shkollës se Plavës. Duke par nevojën e domosdoshme për te ua lehtësuar shkollimin vogëlushëve tanë ne vendlindje ne Hot dhe vendbanime shqiptare filluam një fushat per grumbullimi te parave për blerjen e një minibusi i cili do te jetë ne shërbim te nxënësve qe po rriten ne vendlindje. Ky aksion u përmbyll me sukses ku nuk mungoj për asnjë çast zemërgjerësia dhe humanizmi si virtyt i rrallë ky i dëshmuar i trevës tonë.
Ceremonia e dorëzimit te minibusit u be sot me 23 Janar 2019 ne Plave ku përfaqësuesesi i Këshillit Iniciues nga New Yorku ne vendlindje Zt Ibër Hoti njehrit edhe këshilltar i vetëm shqiptar ne asamblenë e Plavës beri dozimin e minibusit drejtorit te shkollës se Plavës, zt Igor Vukliq.
Ky minibus dhuratë e Hotjnve nga mërgata ne SHBA do te jete ne dispozicion te nxënëseve ekskluzivisht ne relacionin Plave-Hot dhe Plavë- Hakaj.
Përmes këtij publikimi dhe njoftimi informojmë publikun e gjere per ketë aksion të suksesshëm dhe njëkohësisht shprehim mirënjohjen dhe konsideratën tone me te lart për te gjithë ata qe pa hezitim përkrahen këtë aksion te domosdoshëm dhe me shume vlere për vendlindjen.
Si dikur baballarët tanë qe u flijuan për Plave Guci edhe ne bijët e atyre trevave kreshnikësh edhe pse jemi në mërgim si rrjedhojë e politikave antishqiptare, vendlindjen për asnjë çast nuk e harrojmë.



