Anëtarësim ekonomik para hyrjes në BE? Në konferencën e Ballkanit Perëndimor në Poznan ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier kërkon afrim më të madh ekonomik të Ballkanit me BE.
Polonia është kundër vonesave të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Këtë e bëri të qartë edhe ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, i cili u shprehur kundër shtyrjes që iu bë në qershor çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Czaputowicz është shprehur, se Polonia është e zhgënjyer për shtyrjen e çeljes së negociatave të anëtarësimit. “Popullsia (e rajonit) është proeuropiane, por një vonesë e proceseve të integrimit dhe ngritja e barrierave artificiale mund të ndryshojë qëndrimin e tyre”, ka thënë ministri i Jashtëm polak për gazetën polake “Dziennik Gazeta Prawna” para Konferencës së Ballkanit që ka filluar në Poznan, Poloni vend që mban konferencën e katërt të Ballkanit Perëndimor.
Edhe Rusia, Turqia dhe Kina po kërkojnë influencë në rajon, tha Czaputowicz, i cili takohet të enjten me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan. “Mendimi im është, ky është një qëndrim egoist, që nuk merr parasysh interesat më të gjera të Bashkimit Europian”.




