E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Greqia njofton masa të reja në kufirin me Shqipërinë

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave në Greqi, Nikos Hardalias, njoftoi të martën në mbrëmje një sërë masash të reja për COVID 19, në kufirin greko-shqiptar.

Sipas zotit Hardalias duke filluar nga e mërkura e 5 gushtit do të ndalohet kalimi në pikëkalimin kufitar të Kakavijës nga ora 11 e mbrëmjes deri në orën 7 të mëngjesit.

Në Kakavijë, sipas autoriteteve greke, do të instalohet një njësi e përhershme me drejtuesit e Forcave të Armatosura greke. Gjithashtu autoritetet greke kanë njoftuar se nga 16 gushti, udhëtarët nga Shqipëria që nisen nga Kakavija drejt territorit grek do të duhet të kalojnë 7 ditë në karantinë.

Pika kufitare e Kakavijës është më e madhja që lidh Shqipërinë me Greqinë. Në këtë pikë kufitare dhe atë të Kapshticës lejohet deri më 15 gusht nga autoritetet greke lëvizja e njerëzve dhe e mallrave, ndërsa në tre pika të tjera kufitare (Pikën e Qafë- Botes Sarandë, Tri Urave Përmet dhe Portin e Sarandës ) qarkullimi është bllokuar.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet