E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Greqia lehtëson masat anti Covid, çfarë duhet të dini nga 1 Maji

Pandemia si duket po shkon drejt fundit dhe shumë vende kanë lehtësuar masat e tyre antiCovid.

Greqia ka regjistruar më pak raste dhe shtrime në spitale dhe shoqëria po shkon drejt normalitetit. Duke ndjekur hapat e shteteve të tjera Evropiane, edhe vendi fqinj ka vendosur të lehtësojë masat të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 maji.

Masat e reja nga 1 Maji:

1.Pezullimi i lejes Covid

Hiqet demonstrimi certifikatës Covid të vaksinimit në të gjitha zonat e mbyllura dhe të hapura

2. Udhëtarëve nuk do t’i kërkohet të tregojnë certifikatë evropiane të vaksinimit për të hyrë në vend

3. Punonjësit e pavaksinur do kryejnë vetëm 1 test covid në javë, nga 2 qe ishte më parë

4. Mbetet në fuqi kryerja e dy testeve në javë për punonjësit e pavaksinuar të spitaleve

Rekomandimi për mbajtjen e maskës

Komiteti i ekspertëve rekomandon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

Jashtë nuk ka nevojë për maska.

Masat në shkolla

Ruajtja e përdorimit të detyrueshëm të maskës mbrojtëse brenda dhe jashtë, ajrimi i rregullt i ambienteve, pastrimi i plotë i sipërfaqeve dhe pajisjeve, pushimet e veçanta etj.

Nuk do të ketë teste të rregullta për nxënësit, mësuesit e pavaksinuar. Mësuesit e pavaksinuar do të kryejnë një test të shpejtë parandalues ​​në javë, me shpenzimet e tyre, deri në 48 orë para mbërritjes në shkollë të martën.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet