Të hënën filloi Konferenca Ndërkombëtare e Medias, Global Media Forum e organizuar nga Deutsche Welle, e cila do të fokusohet tek roli dhe përgjegjësia e mediave për shoqërinë. Kancelarja Merkel e hapi konferencën.
Global Media Forum e këtj viti, GMF (14-15.06) në Bonn bashkon njerëzit e mediave dhe vendimmarrës nga e gjithë bota nën moton “Disruption and Innovation” – organizatore e konferencës është Deutsche Welle. Bota ka lënë pas një vit të jashtëzakonshëm dhe mediat luajtën një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë. Prandaj Konferenca Ndërkombëtare e Medias, Global Media Forum do të fokusohet tek gazetaria në kohët e dezinformimit, dhe nëse mediebërësit mund t’ia dalin ta kthejnë faqen në drejtim të së vërtetës dhe saktësisë. Konferenca për shkak të pandemisë do të jetë këtë vit online, por edhe me prezencë.
Pas hapjes së konferencës nga Drejtori i Pëgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg do të mbajnë fjalën një sërë politikanësh të nivelit të lartë nga Gjermania; Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kreu i partisë CDU dhe kandidati për kancelar, Armin Laschet si edhe kandidatja e Të Gjelbërve për kancelare, Annalena Baarbock. Njerëz të njohur nga kulttura, shoqëria civile dhe shkenca po ashtu do të ndajnë vlerësimet e tyre me publikun. Drejtuesja e kryeredaktorja e portalit filipinas të lajmeve “Rapple Online”, Mari Ressa, historiani amerikan, Timothy Snyder, psikologu amerikano-kanadez, Steven Piner, dhe nobelistja e paqes, Leymah Gbowee nga Liberia.

Kancelarja Merkel do të flasë në konferencën e Deutsche Welles, Global Media Forum
Fuqi e pafre e mediave sociale?
Në konferencën Global Media Forum do të flasë edhe braziliani, Felipe Neto, lufta e të cilit kundër cenzurës është e njohur në të gjithë botën. Ndaj Netos u ushtrua presion dhe u organizuan fushata poshtërimi, sepse ai kishte kritikuar presidentin brazilian, Jair Bolsonaro. “Nëse kemi të bëjmë me fashizëm dhe fashistë, atëherë çdokush që vhesht bëhet bashkëpunëtor i këtij regjimi fashist”, u shpreh Neto për Deutsche Wellen. Për të është e turpshme që artistët heshtin për një regjim si ai i Bolsonaros. Me 17 milionë abonentë në YouTube dhe një komunitet fansash prej 41 milionë vetësh, Felipe Neto e di se ç’do të thotë pushtet i mediave sociale. “Nëse ty të ndjekin 1 milionë vetë, atëherë do të thotë se këta 1 milionë vetë mund të informohen gabim, nëse ti rrëfen një gënjeshtër ose fantazon, se je i papërgatitur. Kjo është përgjegjësi që unë e marr shumë seriozisht.”







