E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjermania planifikon javën kombëtare të vaksinimit në shtator

Gjermania është duke planifikuar një fushatë mbarëkombëtare për të rritur numrin e qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit.

Autoritetet thanë se qeveritë kombëtare dhe shtetërore duan ta bëjnë vaksinimin të disponueshëm në sa më shumë vende.

Fushata me moton “Këtu vaksinojmë” do të zhvillohet nga data 13 deri më 19 shtator.

Lokacionet e vaksinimit do të përfshijnë klube sportive, departamente të zjarrfikësve, farmaci dhe shtëpi të mëdha.

Ideja është që qytetarët të inkurajohen për t’u vaksinuar përpara vjeshtës, shpjegoi Qeveria gjermane në ueb-faqen e saj.

Rreth 50.2 milionë njerëz ose 60.5 për qind e popullsisë gjermane vlerësohet se janë plotësisht të vaksinuar.

Pak mbi 54 milionë njerëz ose 65.1 për qind e të gjithë banorëve kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.

Në Gjermani nuk ka asnjë detyrim ligjor për t’u vaksiniar, por ata që nuk janë të vaksinuar, duhet të testohen për koronavirus përpara se të marrin pjesë në shumicën e ngjarjeve, ose përpara se të hyjnë në hapësirat e mbyllura, të tilla si dyqanet.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet