E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjermania mbështetëse e fuqishme e Integrimit, Baerbock: “Ballkanin Perëndimor “e duam” në BE!”

Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, e ktheu vëmendjen tek Ballkani Perëndimor gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Kryediplomatja gjermane theksoi rëndësinë e integrimit të vendeve të rajonit në bllokun europian, tashmë edhe në sfondin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Ne nuk mund ta përballojmë më në Europë një zonë tjetër të errët. Integrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor, vecanërisht në kohën e luftës ruse në Ukrainë, është edhe politikë e përbashkët europiane e paqes“-shprehet Annalena Baerbock, ministre e jashtme e Gjermanisë.

Ndër të tjera në rend të ditës ishin edhe bisedimet me përfaqësues të Shqipërisë lidhur me antarësimin e këtij vendi në BE. Ministrja e jashtme gjermane insistoi  për “një hap të mëtejshëm të madh” të Shqipërisë drejt BE-së.

Blloku e ka shtruar që përpara dy dekadash perspektivën e antarësimit vendeve të Ballkanit Perëndimor, por mes përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës që kërkojnë gjithmonë e shumë shtimin e influencës në rajon, Brukseli duket se po tenton të injektojë energji të re tek përpjekjet për zgjerim.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet