Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë, në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.
Maas, pas takimit me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, në Tiranë, i lavdëroi përpjekjet e Shqipërisë për reforma, ndërsa tha se përmirësimet në gjyqësor janë të nevojshme ashtu si edhe përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.



