E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjermania kujton 80 mijë të vdekurit nga COVID-19

Gjermania ka mbajtur sot një shërbim përkujtimor për t’i nderuar rreth tetëdhjetë mijë gjermanët që humbën jetën nga koronavirusi.

Akti i përkujtimit ka ardhur në kohën kur vendi po ka telashe t’ia ndalë hovin valës së re të infektimeve në vend. Presidenti Frank Valter-Shtajnmajer dhe kancelarja Angela Merkel kanë marrë pjesë në kishën Kaiser Wilhelm në Berlin. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe të afërmit e atyre që humbën jetën në luftën kundër COVID-19.

Gjermania ka konfirmuar se numri i saktë i atyre që nuk ia dolën kundër koronavirusit është 79 mijë e 914. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 vdekje më shumë se një ditë më parë.

Gjermania është e pesta në Evropë me numrin më të lartë të rasteve me fatalitet pas Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Rusisë dhe Francës. Qeveria e Merkelit po përballet me presion të madh për shkak se procesi i vaksinimit ka ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve me kompanitë e prodhimit të vaksinave.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet