Gjeka: Për iniciativën rreth Shasit nuk kemi biseduar në nivel koalicioni qeverisës në Ulqin
Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka të shtunën ka dhënë deklaratën e parë të tij rreth situatës të ditëve të fundit ku Ulqini ka qenë kryetemë e të gjitha mediave vendore por edhe të rajonit për shkak të ngjarjes së Shasit ku Kisha Ortodokse Serbe tentoi të shërbejë liturgji në Kishën e Shën Gjonit, shkruan Ulqini Online.
Z. Gjeka për të portalin Analitika ai u shpreh se shteti i Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit janë pronarë të zonës së të mirave kulturore në Shas dhe institucionet duhet të zbatojnë ligjet që janë në fuqi. Ai poashtu shton Ulqini është qytet i hapur dhe se këtu çdo njëri është i mirëseardhur.



