E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gazeta britanike “Mirror”: Burgjet britanike po mbushen me shqiptarë, shumica të dënuar për kokainë

Tregu britanik prej 5 miliardë paundësh kokainë tani kontrollohet gjerësisht nga mafia e pamëshirshme shqiptare

Numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe pothuajse është katërfishuar në pesë vitet e fundit pasi bandat e pamëshirshme të tyre të drogës i përmbytën rrugët tona me kokainë të lirë, shkruan gazeta britanike Mirror.

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se numri i të burgosurve ishte rritur nga 212 në vitin 2013 në 760 deri në fund të vitit të kaluar, dhe 433 prej tyre janë në burg për vepra penale të lidhura me drogën.

Mirror njoftoi muajin e kaluar se si tregu britanik prej 5 miliardë paundësh kokainë tani kontrollohet gjerësisht nga mafia e pamëshirshme shqiptare.

Ajo ka krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane të drogës, duke anashkaluar palët e treta dhe duke shitur më lirë klasin A. Kokaina është tani më e lirë që nga viti 1990.

Mohammed Qasim, një studiues në Universitetin Leeds Beckett dhe një ekspert për bandat, tha: “Shqiptarët kanë marrë këtë reputacion serioz, kështu që askush nuk përpiqet t’i sfidojë ata. Kemi shqiptarë të rinj që vijnë vetëm për të fituar para nga tregu i drogës.

“Disa prej tyre kanë vila të mëdha në Shqipëri.”

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet