E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gati 5 miliardë vaksina kundër COVID-19 të injektuara në botë

Gati 5 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë injektuar në nivel global.

Fushata e imunizimit filloi gati nëntë muaj më parë. Shifrat e publikuara nga Our World Data treguan më 23 gusht se janë administruar 4.93 miliardë doza, dhe gjatë ditëve të ardhshme kjo shifër do të arrijë në 5 miliardë.

Gati një e katërta e botës është plotësisht e vaksinuar, ndërsa rreth një e treta e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Shumica e vaksinave në përdorim jepen me dy doza. Disa vende kanë filluar të rekomandojnë një dozë të tretë përforcuese për shkak të shqetësimeve për zvogëlimin e efikasitetit të vaksinës dhe variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë i transmetueshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për qasjen jo të barabartë në vaksina mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra. Vetëm 1.4 për qind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë.

Situata më e keqe me imunizim është në Afrikë, ku shumë vende kanë vaksinuar nën 1 për qind të popullatës.

Organizatat Botërore të Shëndetit thonë se është kritike që vendet me të ardhura më të ulëta të furnizohen në vaksina për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të zvogëluar rrezikun e mutacioneve që mund ta bëjnë virusin më ngjitës dhe potencialisht të ulin efektivitetin ndaj vaksinave.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar planet për të ofruar doza përforcuese për të gjithë amerikanët, duke cituar të dhëna që tregojnë ulje të mbrojtjes. Kanadaja, Franca, Gjermania dhe vende të tjera kanë njoftuar gjithashtu plane të tilla.

Por, OBSH-ja thotë se në vend që të përdorin vaksinat për doza shtesë, ato duhet të dërgohen tek të pavaksinuarit me asnjë dozë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet