E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Frontex, rekord i hyrjeve të parregullta në kufijtë e BE-së

Që nga fillimi i vitit janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në BE një numër i madh migrantësh si asnjëherë më parë që nga viti 2016. Deri në muajin korrik janë regjistruar 176.100 kalime ilegalisht të kufirit.

Frontex, Agjencia e Mbrojtjes Kufitare të BE-së, njoftoi në Varshavë, se vetëm përmes itinerarit qendror të Mesdheut drejt Italisë dhe Maltës kanë mbërritur rreth 90.000 persona në Europë.Këta janë dy herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Për një zhvillim të tillë, sipas Frontex, ndikon gara e ashpër mes kontrabandistëve si dhe ulja e çmimeve për kontrabandimin e njerëzve në Libi dhe në Tunizi.

Krahasuar me shtatë muajt e parë të vitit të kaluar sivjet numri i mbërritjeve ilegale në BEështë rritur me 13 përqind, sipas Frontex. Vetëm në korrik janë regjistruar 42.700 hyrje ilegale, 19 përqind më shumë se në korrikun e vitit 2022 dhe aq shumë sa asnjëherë që nga marsi i vitit 2016. Rritja e numrit të migrantëve ilegal vjen vetëm përmes kalimeve në det drejt Italisë dhe Maltës. Në itineraret e tjera të migracionit ka rënie të fluksit.

Kalimet e kufirit përmes itinerarit të Ballkanit, sipas Fronte-it, janë ulur me një të katërtën, gjatë këtij viti ka pasur rreth 52.200 raste. Në itinerarin e Mesdheut lindor përmes Turqisë janë regjistruar 17.100 migrantë, një minus me 29 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe nga itinerari i Afrikës Perëndimore ka pasur rënie të numrit të migrantëve ilegalë (7.700), nga itinerari i Mesdheut perëndimor (6.800) dhe nga Bjellorusia (2.800) kanë hyrë më pak persona në BE./ uh/hf (dpa, kna)

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet