E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Franca zotohet se do ta ndihmojë Kosovën në përballimin e sfidave të saj

Presidenti francez Emmanel Macron ka uruar të hënën Vjosa Osmanin për pozitën e saj të re si presidente e Kosovës, duke u zotuar se Franca ka gatishmëri për të mbështetur më tej Kosovën.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzojë Kosovës 15 mijë teste antigjene për t`iu përgjigjur nevojave urgjente”, është cituar të ketë thënë Macron në telegramin e tij, sipas Zyrës së Presidencës në Kosovë.

Macron është thënë të ketë përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se inkurajon vazhdimin e tij drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dialogu nuk është prioriteti kyç i tij, pasi qeverisë që ai e udhëheq, do t’i duhet të merret më shumë me forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të punës.

Kurti gjithashtu ka vendosur, siç ka thënë, parime, të cilat duhet të zbatohen nga ana e Serbisë në mënyrë që të ketë dialog mes dy vendeve.

Njëra ndër to është njohja e realitetit se Kosova është shtet.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet