E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Franca, vendi i parë që mundëson një leje anti-Covid për udhëtarët. Si funksionon?

Franca ka krijuar një leje shëndetësore COVID për të lejuar udhëtimin në territoret e saj jashtë shtetit dhe në vendet e tjera të BE-së. Kjo do të lejojë që qytetarët e vaksinuar, ata që dalin negativisht ndaj testit ose ata që janë shëruar nga COVID-19 të udhëtojnë.

Leja, e cila është e ngjashme me pasaportat e vaksinave të diskutuara nga shumë vende, është pjesë e “librezës” së re në aplikacionin COVID të vendit, TousAntiCOVID. Në këtë librezë njerëzit mund të ruajnë certifikatat e vaksinimit, rezultatet e testeve ose regjistrimin e shërimit nga COVID-19.

Cédric O, Sekretari i Shtetit i Francës për Dixhitalizimin, u tha gazetarëve se, “Franca është vendi i parë [në BE] që e bën këtë leje të disponueshme për qytetarët e saj.”

Si do të funksionojë?

Pajisjet e testimit, të tilla si laboratorët dhe farmacitë, do të dërgojnë rezultatet e COVID në një sistem të menaxhuar nga sistemi francez i sigurimeve shëndetësore. Ata do t’i “nënshkruajnë” ato për të garantuar vërtetësinë dhe më pas mund të shtohen në “librezën” e aplikacionit.

Në mënyrë të ngjashme, kur dikush ka marrë një dozë vaksine do të lëshohet një certifikatë dhe do të vihet në dispozicion për t’u shtuar në aplikacion.

Aplikacioni TousAntiCOVID është shkarkuar nga gati 15 milionë njerëz që nga lançimi i tij në qershor 2020. Cédric O shtoi se sistemi ka dy përparësi; nuk mund të falsifikohet dhe është i shpejtë për t’u lexuar, për të mundësuar kalimet kufitare.

Sistemi do të testohet në fluturimet në Korsikë, pastaj në territoret e tjera jashtë shtetit në javët e ardhshme.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet