E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Franca nuk do të imponojë masa të reja kundër koronavirusit

Franca nuk planifikon të imponojë masa të reja tash për tash, pavarësisht rrezikut nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, tha më 14 dhjetor zëdhënësi i Qeverisë franceze, Gabriel Attal.

“Aktualisht janë rreth 130 raste të konfirmuara me variantin, Omicron”, tha Attal duke shtuar se Qeveria franceze vazhdimisht është duke e monitoruar situatën.

Në anën tjetër, Franca pritet të goditet nga vala e gjashtë e koronavirusit, muajin e ardhshëm pas paraqitjes së variantit të ri, pohuan ekspertët shëndetësorë spitalorë në Francë, shkruan Reuters.

“Nuk e thamë asnjë fjalë lidhur me valën e gjashtë, e që është Omicron, që do të ndodhë më vonë, në janar”, tha Martin Hirsch, udhëheqës i grupit spitalor parisien, AP-HP, ndryshe sistemi më i madh spitalor në Evropë.

Njëkohësisht, Franca ende po ballafaqohet me valën e pestë dhe variantin Delta, pohojnë mjekët.

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron – i raportuar fillimisht në Afrikën e Jugut – megjithatë ka nxitur alarm global, me mbyllje të kufijve dhe kufizime të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit Omicron paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në të gjithë botën.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet