E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Fabrizio Bucci, ambasadori i ri i Italisë në vendin tonë

Fabrizio Bucci është ambasadori i ri i Italisë në vendin tonë. Ministria italiane për Punët e Jashtme i ka uruar suksese ambasadorit të ri në Tiranë.

Ndërkohë ambasada italiane, në një postim në rrjetet sociale, i ka uruar mirëseardhjen.

Vetë ambasadori Bucci mësohet të jetë shprehur se Shqipëria dhe Italia kanë qenë të veçantë për njëri-tjetrin.

“Menjëherë në punë për sistemin italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin”, shprehet ai.

Bucci do të zëvendësojë Alberto Cutillo-n. Bucci ka lindur në Romë më 14 Prill 1964. Në vitin 1988 është diplomuar për shkenca politikë në universitetin e Romës. Ai ka shërbyer për shtetin italian që prej vitit 1992.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet