E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Fabrici: Ballkani Perëndimor mbetet në prioritet të Komisionit të ri Europian

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrici ka theksuar se çyshtka kyçe e shteteve në Ballkanin Perëndimor gjatë mandatit të Komisionit të ri Evropian do të jenë reformat strukturore, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka deklaruar sot se Ballkani Perëndimor mbetet në prioritet të Komisionit të ri Evropian të udhëhequr nga Ursula Fon Der Lajen.

Këtë ai e tha në konferencën “Pesë vjet bisedime – Sa është larg Serbia nga anëtarësimi në BE ” .

Sipas tij çështja kyçe për shtetet e Ballkanit perëndimor gjatë mandatit të ri të Komisionit është vazhdimi i reformave strukturore dhe adaptimi me ato në BE.

” Obligimet për vendet e Ballkanit perëndimor janë të njëjtat, struktura mbetet e njëjtë dhe ato janë : sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, zhvillimi i administratës publike, lufta kundër korrupsionit, raportet e mira fqinjësore si dhe zgjidhja e kontesteve regjionale “, theksoi Fabrici.

Ai ka shtuar se Komisioni i ri Evropian do të merret me çështjet siç janë ndryshimet klimatike, mirëmbajtja e mjedisit jetësor dhe gjelbërimit, digjitalizimi dhe gjeo-politika e BE-së

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet