Komisioni Evropian ka të ngjarë të japë autorizimin përfundimtar për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19-s disa ditë pasi enti rregullator i BE-së përgjegjës për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e produkteve mjekësore, të japë miratimin e tij, tha të martën një zëdhënës i BE-së.
Më herët gjatë ditës së martë Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se kishte në plan të vendoste mbi miratimin e vaksinës që po prodhohej nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech më 29 dhjetor dhe më 12 janar mbi vaksinën që po prodhohet nga Moderna.
“Do të jetë me siguri çështje ditësh. Qëllimi është që ta marrim vendim sa më shpejt“, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë shtypi, duke shtuar se data e saktë varej nga autorizimi i mundshëm dhënë nga EMA.



