Pas protestës së dhunshme (11.05) në Tiranë eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan duke shprehur shqetësim për këto zhvillime u drejtohen me një apel miqësor qytetarëve dhe politkanëve drejtues të Shqipërisë.
Knut Fleckenstein, eurodeputeti i Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve në PE, raportuesi i PE për Shqipërinë dhe Eduard Kukan, eurodeputet i Partisë Popullore Evropiane dhe Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor u drejtohen me një apel evropian dhe mbarëpartiak qytetarëve të Shqipërisë, të cilën ua kanë vënë në dispozicion për citim mediave.
Pas protestës që përshkallëzoi në dhunë të shtunën (11.05)në Tiranë eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan duke shprehur shqetësim për këto zhvillime u drejtohen me një apel miqësor qytetarëve dhe politkanëve drejtues të Shqipërisë: “Ne, si anëtarë të Parlamentit Evropian kemi mbështetur prej vitesh procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe përparimin e vendit në reformat përkatëse. Ne jemi miq të Shqipërisë dhe jemi të bindur që vendi juaj ofron një vlerë të shtuar për Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në të ardhmen. Por me shqetësim të madh kemi parë imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar, më 11 maj.”
Duke nënvizuar qartazi të drejtën e protestës, se: “E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument te ligjshëm. Ne, deputetët e Parlamentit Evropian, anëtare të familjeve të ndryshme politike evropiane, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat e lajmëruara për ditët e ardhshme në Tiranë, të përmbahen nga të gjitha format e dhunës dhe të qëndrojnë larg nga ngjarje të dhunshme. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll.



