E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Erdogan paralajmëron Greqinë: Do të jetë fajtorja e vetme për gjithçka që do ndodhë

Presidenti i Turqisë Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi i tij për të gjetur gaz natyror në Mesdheun Lindor, çështje që rriti tensionet me Greqinë si dhe pati reagime edhe nga vendet e BE.

Erdogan nuk i kurseu as paralajmërimet për Greqinë, për të cilën tha se që nga sot do të mbajë përgjegjësi për çdo incident që mund të ndodhë në Mesdheun Lindor.

“Tani e tutje Greqia do të jetë fajtorja e vetme për çdo incident që mund të lindë në rajon dhe për dëmet që do t’i shkaktojë vetes. Me këtë qëndrim kundër ligjit ndërkombëtar, Greqia është futur në një kaos nga i cili nuk mund të shmanget”.

Presidenti turk komentoi edhe vendimin e sotëm të Greqisë, që duke filluar nga nesër do të zhvillojë stërvitje ushtarake ajrore dhe detare në Mesdheun Lindor pikërisht pranë kufirit ku Turqia kërkon për gaz në det.

“Deklarata e sotme e bërë nga Greqia rrezikon sigurinë bregdetare dhe detare të anijeve të saj në rajon. Greqia nuk ka të drejtë të bëjë stërvitje në të njëjtin rajon ku kemi bërë dhe ne”, theksoi Erdogan.

Sa i përket shpimeve për gaz në zonën e diskutuar me Greqinë, Erdogan tha se nuk do të tërhiqen.

“Ne kemi fuqinë për të mbrojtur të drejtat tona. Turqia nuk do të tërhiqet nga aksioni i Oruc Reis (anija eksploruese), dhe nuk do të tërheqë as fregatën luftarake që e shoqëron atë”.

Presidenti i Turqisë kritikoi edhe qëndrimin e Bashkimit Europian që ka mbajtur pro Greqisë në lidhje me incidentin në fjalë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet