E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Erdogan Macron-it: Kontrollojeni “vdekjen e trurit tuaj”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për shkak të komenteve të këtij të fundit për NATO-n.

Macron, në një intervistë për gazetën britanike “The Economist” ditë më parë, ka thënë se NATO-s “i ka vdekur truri”, për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis anëtarëve.

“Së pari, kontrollojeni vdekjen e trurit tuaj. Këto deklarata janë të përshtatshme vetëm për njerëzit si ju, që janë në gjendje të trurit të vdekur”, tha Erdogan në një fjalim televiziv.

“Më besoni, Macron është shumë i papërvojë. Ai nuk e di çfarë do të thotë lufta kundër terrorizmit. Kjo është edhe arsyeja përse Xhaketat e Verdha e kanë pushtuar Francën”, tha Erdogan, duke iu referuar një lëvizjeje protestuese në Francë.

Macron e kritikoi të enjten edhe ofensivën ushtarake të Turqisë kundër militantëve kurdë në Siri, që u zhvillua muajin e kaluar.

Erdogan tha se Ankarja ka të drejtë të ndërhyjë në Siri, për shkak të kufirit të përbashkët.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet