E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Erdoğan bisedë telefonike me Turmp, në fokus zona e sigurt në veri të Sirisë

Erdoğan ka theksuar se krijimi i zonës së sigurt është kusht për mënjanimin e kërcënimit nga organizata terroriste PKK-YPG dhe për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre.

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donal Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Trump kanë biseduar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe në lidhje me zonën e sigurt të planifikuar për në lindje të Eufratit në veri të Sirisë.

Erdoğan ka theksuar se krijimi i zonës së sigurt është kusht për mënjanimin e kërcënimit nga organizata terroriste PKK-YPG dhe për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre.

Presidenti turk ka potencuar se Turqia si shtet i vendosur për ta vazhduar luftën kundër organizatës terroriste DEASH, do të marrë çdo masë për të parandaluar paraqitjen e një problemi të ngjashëm në rajon, duke shprehur shqetësime për moszbatimin e dispozitave të marrëveshjes së arritur midis dy vendeve nga ana e ushtrisë dhe autoriteteve amerikane të sigurisë.

Siç bëhet e ditur, dy liderët kanë vendosur që të zhvillojnë një takim në Washington muajin e ardhshëm me ftesë të presidentit amerikan Trump.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet