BRITANI– Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të emigrantëve në Britaninë e Madhe. Ata kanë dalë para Gjykatës ku dhe kanë marrë dënimin për akuzat e ngritura kundër tyre. Shtatë pjesëtarët e grupit të cilët ndihmonin shqiptarët që të kalonin kufirin në mënyrë ilegale përmes kamionëve, janë lënë në burg.
Detektivi Steve Willis: Si ekip, ne e njohëm këtë krim dhe punuam së bashku për të identifikuar legjislacionin e saktë të sapo futur për të na mundësuar të akuzojmë këta burra. Ky rast nxjerr në pah frontin e bashkuar të zbatimit të ligjit. Nga gushti i vitit 2020, detektivët nisën hetimet në Southgate Enfield dhe zonat në Anglinë Juglindore, së bashku me Wellingborough në Lincolnshire. Kjo pasoi mbledhjen e inteligjencës në partneritet me Ekipin e Lagjeve të Sigurta që hetonte fermat e kanabisit nëpër Brent të Londrës.Ata hynin me kamionë mallrash me regjistrime rumune që hynin në Britani nëpërmjet Dunkirk-ut në Dover, ndërsa shqiptarët fshiheshin në kamionë. Këto automjete më pas ndalonin në Anglinë Juglindore dhe takonin një person të lidhur me OCG. Shqiptarët më pas udhëtonin me përfaqësuesin e OCG-së dhe shkonin në zonën e Southgate.












Chris Foster, Zëvendës Drejtor nga Njësia e Hetimit Kriminal dhe Financiar të Home Office: Ky grup i krimit të organizuar është tani pas hekurave falë punës midis Home Office dhe Policisë Metropolitane. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë të policisë për të penguar bandat e kontrabandës me njerëz dhe për të siguruar që ata që abuzojnë me ligjet tona të përballen me pasojat e krimeve të tyre.



