Në një kohë kur përdorimi i teknologjisë dhe internetit është bërë i pashmangshëm, krimi kibernetik është një nga fenomenet më shqetësuese anembanë botës, mes të cilëve edhe Shqipëria.
I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, eksperti i teknologjisë dhe krimit kibernetik, Besmir Semanaj theksoi se ky është një fenomen gjërësisht i përhapur edhe në vendin tonë.
Sipas Semanajt, Shqipëria është vulnerabël ndaj sulmeve të mundshme të kësaj natyre, që mund të shkojnë deri aty sa të cënojnë edhe sigurinë kombëtare. Dhe një ndër këto sulme, mund të vijë edhe nga akte terroriste, për të cilat eksperti e cilësoi vendin tonë si një “parajsë kibernetike”.



