E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

E rëndë në Tiranë, dy 18-vjeçarë therrin për vdekje me thikë 20-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesnatën e së hënës në kryeqytet,  në rrugën ‘4 Dëshmorët’, në afërsi të gjimnazit ‘Partizani’. Konflikti për motive të dobëta mes tre të rinjve, ka degraduar në përdorimin e thikave, e për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar.

Dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj pas një konflikti me 20-vjeçarin Stiven Toshkësi, e kanë goditur këtë të fundit me mjetin prerës.

Si pasojë e plagëve të marra, Stiven Toshkësi nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Deri më tani, Policia ka arritur të arrestojë vetëm njërin nga autorët, shtetasin Ensi Maze, ndërkohë që vijon puna nga ana e uniformave blu, për kapjen e Axel Hoxhajt.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M./Limit.al

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet