E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Drenasi së shpejti me liqen të vetin artificial

Lladrovci ka thënë se ky është projekt madhor dhe me rëndësi strategjike, së pari sigurohet uji i pijes për DrenasKryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se kjo komunë, së shpejti do ta ketë liqenin e vet artificial.

“Lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e komunës së Drenasit! Sot, mora konfirmimin zyrtar nga Këshilli për Investime, se Komuna e Drenasit do ta ketë liqenin e vet artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërboc. Falënderoj të gjithë bartësit e përgjegjësive të nivelit qendror dhe zyrtarët komunal për punën në këtë projekt, përkrahjen e këtij projekti, për këtë sukses që Drenasit dhe Drenicës, i ofrohet një portë e re për zhvillim dhe ngritje e mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci.

Tutje, Lladrovci ka thënë se ky është projekt madhor dhe me rëndësi strategjike, së pari sigurohet uji i pijes për Drenas dhe disa fshatra të Drenicës, por përfiton edhe bujqësia, turizmi e fushat tjera prodhuese dhe shërbimeve.

“Gjithsesi, ndikon në ngritjen e cilësisë së jetës, po ashtu, edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Faleminderit të gjithë kontribuuesve për këtë projekt! Gëzuar qytetarë të Drenasit!”, ka përfunduar shkrimin e tij Lladrovci.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet