E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer: Një vaksinë e përvitshme për COVID-19, e preferueshme

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer Inc, Albert Bourla tha të shtunën se një vaksinë vjetore për COVID-19 do të ishte e preferueshme në krahasim me doza të shpeshta përforcuese në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Vaksina e Pfizer/BioNtech për COVID-19 ka rezultuar efektive kundër rasteve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e transmetimit.

Me rritjen e rasteve, disa vende kanë zgjeruar programet e dozave përforcuese të vaksinës COVID-19 ose kanë shkurtuar kohëzgjatjen mes injektimeve ndërsa qeveritë përpiqen rrisin mbrojtjen nga COVID-19.

Në një intervistë me televizionin N12 News të Izraelit, zoti Bourla u pyet nëse ai parashikon që dozat përforcuese do të ofrohen rregullisht r çdo katër deri në pesë muaj.

“Nuk do të ishte një skenar i mirë. Unë shpresoj që të kemi një vaksinë që do të duhet ta bëjmë një herë në vit,” tha zoti Bourla.

“Një herë në vit – është më e lehtë të bindësh njerëzit që ta bëjnë një gjë të tillë. Është më e lehtë për njerëzit që ta mbajnë mend. Pra, nga perspektiva e shëndetit publik, është një situatë ideale. Ne po përpiqemi të shohim nëse mund të krijojmë një vaksinë që jep mbrojtje nga Omicron, por që është efektiv edhe për variantet e tjera dhe kjo mund të jetë një zgjidhje,” tha ai.

Zoti Bourla ka thënë se Pfizer mund të jetë gati të paraqesë për miratim për një vaksinë të përshtatur për të luftuar Omicronin dhe ta prodhojë atë në masë që në mars.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara thanë të premten duke cituar tre studime se një dozë e tretë e një vaksine mRNA është çelësi për të luftuar Omicronin, duke siguruar 90% mbrojtje kundër shtrimeve në spital.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet