E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger: BE së pari duhet t’i kryejë detyrat e veta të shtëpisë

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger deklaroi se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit duhet të jetë e hapur.

Ai në një prononcim për mediat serbe ka shprehur besimin se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë.

Diplomati gjerman, i cili ka qenë i angazhuar në Ballkan përmes Treshes për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës, deklaroi se BE duhet të mbajë fjalën që ka dhënë në Selanik vite më parë.

“Perspektiva e anëtarësimit për vendet e rajonit duhet të jetë e hapur dhe ne do të përpiqemi në këtë për të bindur kolegët francezë. Edhe pse francezët kanë të drejtë kur thonë se BE duhet së pari të kryejë detyrat e veta të shtëpisë para se të vijnë në një situatë kur ka shumë vende anëtare. Ne kemi dy qëllime, zgjerimin dhe thellimin e BE-së,” tha Ischinger.

“Është e sigurt se në Berlin dhe askund tjetër nuk do të mohojë se perspektiva e afrimit me BE duhet të mbetet e hapur”, shtoi diplomati gjerman.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet