E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dialogu Kosovë-Serbi, kjo është kërkesa e Luginës së Preshevës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, po kërkojnë që bisedimet finale Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për fatin e tyre. Por kërkesa e tyre nuk do të realizohet. Këtë e ka konfirmuar shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

Regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi, ka nisur një fushatë në Facbook përmes së cilës po kërkon përfshirjen e çështjet së Luginës së Preshevës në bisedimet finale Kosovë-Serbi.

Saqipi thotë se po kërkojnë të drejta të barabarta me serbët siç i kanë këta të fundit në Kosovë. Ndërkaq, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra thotë se shqiptarët Luginës janë harruar nga politikanët kosovarë. Sipas Kadriut është momenti i duhur që për këtë çështje të diskutohet për fatin e shqiptarëve të Luginës.

E nëpërmjet telefonit shefi i negociatave me Serbinë Avni Arifi, thotë se për këtë çështje asnjëherë nuk është diskutuar me palën serbe gjatë bisedimeve në Bruksel.

Në Kosovë jetojnë rreth 20 mijë shqiptarë, të cilët janë shpërngulur nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.(BotaPress).

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet