Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq dhe Milorad Dodik përfundoi pa një marrëveshje për formimin e kabinetit të ri, sepse Dodiku ishte kundër një pakete, që do të përfshinte edhe miratimin e një plani që do të afronte Bosnjën drejt anëtarësimit në NATO.
Bosnja në vitin 2010 iu bashkua Plani të Veprimit për Anëtarësimin në NATO – një hap i parë drejt anëtarësimit përfundimtar në aleancë.
Në dhjetor të vitit 2018, ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord të aktivizojnë programin e këshillave dhe asistencës së aleancës dhe të paraqesin Planin e parë Vjetor Kombëtar.



