E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dështojnë zgjedhjet në PD e Durrësit/ Xhaferraj gënjen bazën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD –së, urdhëroi nisjen e proçesit zgjedhor të strukturave të degës, në nivel grupseksioni dhe seksioni, sipas parimeve të reja të sanksionuara në Statutin e PD.

Sipas urdhërit të Bashës, që mban datën 11 Maj 2018, ky proces do të zgjaste 45 ditë.

Në  urdhër, thuhej  se nisja e procesit zgjedhor në nivelet e strukturës vendore organizative të PD po ndodh me synim rifreskimin e strukturave me njerëz më të aftë të gatshëm për të marrë përsipër sfidën e zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Por, kjo nuk ka ndodhur në asnjë degë të PD –së, në rrethe.

CNA.al mëson se në degën e PD –së, Durrës zgjedhjet nuk kanë përfunduar. Thënë ndryshe riorganizimi në këtë degë ka dështuar.

Kjo për arsye se pjsëmarrja e struturave është më pak se 25%.

Burime thanë për CNA.al se, kreu i PD –së, dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj i gënjen mbështetësit duke thënë se kryebashkiaku Vangjush Dako, ikën në shtator dhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të hyjë në Qeveri.

Kjo propagandë e gënjeshtërt po përdoret nga Xhaferraj për ta mbajtur bazën të karikuar, ndërkohë të gjitha gjasat  tregojnë se riorganizimi i bazës së PD –së në qytetin  e Durrësit është i pamundur./CNA.al  – E.S.)

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet