Për momentin në Gjermani nuk do të ketë vaksinim me detyrim për personat nga mosha 60 vjeç. Projektligji i koalicionit qeveritar nuk mori shumicën e duhur në Bundestag të enjten.
Dështimi i parë për koalicionin qeveritar erdhi në mesditë, pas grindjes për procedurën e votimit. Grupet parlamentare qeveritare në Bundestag nuk arritën të kishin sukses për radhën e votimit të projektligjeve. Opozita e CDU/CSU pati sukses me propozimin e saj, që të votohej njëherë për projektligjin e një detyrimi për vaksinim për personat nga mosha 60 vjeç, të sjellë nga koalicioni qeveritar. SPD, Të Gjelbrit dhe FDP-ja kishin kërkuar të votohej në fillim për kërkesën e Unionit për përgatitjen e një detyrimi të mundshëm për vaksinim.
Më pas dështimi i dytë. Projektligji i koalicionit të SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDP-së nuk mori shumicën e duhur parlamentare: 296 deputetë votuan për detyrimin për vaksinim nga mosha 60 vjeç, kurse 378 ishin kundër, 9 deputetë gjermane abstenuan. Me këtë projektligji i qeverisë u rrëzua. Në radhë për votim ishin edhe projektligje të tjera. Por as propozimi i Unionit, i cili parashikonte që sipas gjendjes të vendosej në vjeshtë, nëse do të kërkohej vaksinimi me detyrim nuk mori shumicën parlamentare dhe u rrëzua. 497 deputetë votuan kundër, vetëm 172 deputetë ishin pro. Dy kërkesa të tjera ishin për refuzimin e detyrimit për vaksinim në tërësi.
Debat i ashpër



