E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Del Raporti i BE-së: Gati 1 milionë njerëz kërkuan azil në BE në vitin 2022

Një numër rekord njerëzish kanë aplikuar për azil në BE, kryesisht nga Siria, Afganistani, Turqia, Venezuela dhe Kolumbia. BE, ndërkohë po e debaton një plan të ri migracioni.

Kërkesat për azil në Bashkimin Evropian në vitin 2022 u rritën në afro një milion, thuhet në një njoftim nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA).

Agjencia në fjalë tha se kishte 996,000 aplikime vitin e kaluar, 53% më shumë se në 2021.

Njerëzit nga Siria, Afganistani, Turqia, Venezuela dhe Kolumbia ishin ndër grupet më të mëdha që kanë aplikuar për azil.

Gjermania mori numrin më të madh të aplikimeve me 244,000 sosh, e ndjekur nga Franca, Spanja, Austria dhe Italia.

BE nën “presion akut”

Personave që ikën nga lufta në Ukrainë u është dhënë statusi i mbrojtjes speciale të përkohshme.

Rreth 4 milionë ukrainas jetojnë në Bashkimin Evropian. Ata nuk janë pjesë e gati një milion kërkesave për azil të paraqitura vitin e kaluar.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) thotë se numri i azilkërkuesve po bën “presion akut në vendet e pritjes tashmë të tensionuara në shumë vende”.

Plani i ri i BE-së për migracionin

Raporti vjen ndërkohë që liderët e Bashkimit Evropian po e debatojnë një plan të ri migracioni, veçanërisht për ata që kanë arritur në brigjet evropiane pa një rrugë ligjore.

BE kohët e fundit ka rënë dakord për një plan përmes të cilit i lejon shtetet ose të pranojnë një numër të caktuar migrantësh ose të paguajnë deri në 20,000 euro për çdo person të cilin e refuzojnë.

Megjithatë, Hungaria dhe Polonia e kanë kundërshtuar planin e mësipërm. Kryeministri hungarez Victor Orban i ka thënë televizionit shtetëror javën e kaluar se nuk do ta zbatonin atë plan.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur besimin në plan, duke thënë se ai u paraqet vendeve anëtare disa opsione.

Plani i migracionit ka qenë veçanërisht në qendër të vëmendjes pasi një anije e mbytur me emigrantë, që besohet të jetë një nga fatkeqësitë më tragjike në Detin Mesdhe kohët e fundit, hodhi dritë mbi krizën e refugjatëve.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet