E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dashuri pas hekurave, letra e shkruar në burg arrin në destinacion 80 vjet më vonë

Një letër e shkruar dhe e dërguar 80 vjet më parë nga Berlini, ka mbërritur në destinacion vetëm pak ditë më parë. Është një letër e ushtarit Pasquale Aloisio, me origjinë nga Mottola (Taranto) në Itali, i cili ishte kapur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i mbajtur në një kamp burgu afër Berlinit. Ushtari kishte shkruar disa rreshta për gruan e tij të dashur, të cilën donte ta qetësonte për gjendjen e tij.

“E dashur Maria, shëndeti im është i mirë, ndaj mos u shqetëso për mua”, janë fjalët e tij.

Kryebashkiaku i Mottola-s Giampiero Barulli tregon historinë në Facebook, duke i bashkangjitur postimit të tij edhe imazhin e letrës, gjurmët e së cilës kishin humbur në shekullin e kaluar. Janë disa rreshta të shkruara me zemër nga ushtari larg shtëpisë.

“Është viti 1943. Ka luftë dhe të gjithë djemtë janë në front për të luftuar. Midis tyre është Pasquale, një ushtar nga Mottole. Ai është në një kamp burgu afër Berlinit dhe i shkruan një letër, gruas së tij Maria, duke e qetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, por letra nuk mbërrin në destinacion”, shkruan kryebashkiaku.

“Pasquale kthehet i padëmtuar nga lufta dhe jeton i qetë me gruan e tij duke rritur tre fëmijë. Kalojnë 80 vjet dhe në mënyrë të pabesueshme, një ditë ajo letër mbërrin në Bashki, dërguar nga një zotëri nga Firence”, vijon kryebashkiaku Barrulli.

Ajo kartolinë, e cila tregon një dashuri të madhe të penguar nga konflikti, iu dorëzua menjëherë vajzës së ushtarit Pasquale.

Letra u dërgua nga një prej kampeve gjermane të burgut Kriegsgefangenenlager dhe mban datën e 21 nëntorit 1943, ndërsa pulla ka datën 26 nëntor të po këtij viti.

Ushtarët e internuar në kampet e paraburgimit në atë kohë u detyruan të dërgonin kartolina për t’i njoftuar se ishin shëndoshë e mirë, edhe pse vuanin vështirësitë e robërisë. Pasquale, falë ndërhyrjes së forcave aleate, arriti të kthehet në Mottola dhe të përqafojë sërish gruan e tij Maria. Ajo kartolinë e harruar, e cila nuk e ka humbur çiltërsinë e saj, është rishfaqur papritur nga e kaluara. Një histori prekëse që shumë qytetarë, duke komentuar postimin e kryebashkiakut, e cilësuan “thjesht emocionuese”.

a2cnn

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet