E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Danimarka heq dorë nga vaksina e kompanisë J&J

Danimarka ka thënë të hënën se do të heqë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson nga fushata e saj e vaksinimit kundër koronavirusit, pas shqetësimeve për trashje gjaku.

Autoriteti Shëndetësor Danez ka thënë se Agjencia Evropiane e Ilaçeve “ka vërtetuar se ka lidhje të mundshme në mes të rasteve të rralla të trashjes së gjakut dhe vaksinës Johnson & Johnson”, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Mirëpo Agjencia Evropiane e Ilaçeve, ashtu sikurse Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë rekomanduar përdorimin e kësaj vaksine, duke thënë se përfitimet i tejkalojnë rreziqet.

Zyrtarët shëndetësorë danezë kanë thënë se situata e favorshme epidemiologjike nënkupton se ky shtet mund t’ia dalë edhe pa vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, dhe do t’i përdorë vetëm ato të kompanive, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

“Autoriteti Shëndetësor i Danimarkës ka ardhur në përfundon se përfitimet e përdorimit të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë, Johnson & Johnson nuk tejkalojnë rreziqet e shkaktimit të efekteve të rënda, te personat që e marrin atë”, ka thënë ky institucion.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se situata me pandeminë në Danimarkë është nën kontroll dhe se “programi i vaksinimit është duke u zhvilluar kënaqshëm me vaksinat e tjera”.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet