Koronavirusi ka lënë pasoja të rënda në shkollim! Në këtë përfundim ka dalë një studim i Bankës Botërore.
21 muaj pas shpërthimit të pandemisë, shkollat për miliona fëmijë mbetën ende të mbyllura.
Disa nuk do të shkojnë më ndoshta kurrë në shkollë. Kjo humbje e mësimeve për shumë fëmijë është moralisht e papranueshme. thuhet në studim.
Si pasojë e kësaj mungese, përqindja e fëmijëve që nuk janë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë deri në moshën dhjetëvjeçare mund të rritet deri në 70 përqind, para pandemisë, kjo përqindje ishte rreth 50 përqind.



