E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

COVID-19 – Kina ndalon publikimin e shifrave të pandemisë ndërsa rastet rriten

PEKIN, 25 dhjetor /ATSH-DPA/- Autoritetet shëndetësore të Kinës njoftuan sot se nuk do të publikojnë më shifra ditore për infeksionet me koronavirus mes numrit në rritje të rasteve.

“Që tani e tutje, informacioni ditor i epidemisë nuk do të publikohet më”, thuhet në një deklaratë të shkurtër nga Komisioni Shëndetësor në Pekin, pa dhënë arsye.

“Informacioni përkatës për epideminë do të vazhdojë të lëshohet nga qendra për kontrollin e sëmundjeve”, tha komisioni.

Komisioni i Shëndetësisë është kritikuar për shifrat e tij zyrtare, me shumë ekspertë që i shohin ato si nënvlerësim të seriozitetit të përhapjes së pandemisë.

Sipas vlerësimeve të brendshme që nuk janë konfirmuar zyrtarisht, 248 milionë banorë, ose 18% e popullsisë, u infektuan në tre javët e para të këtij muaji pasi autoritetet hoqën kufizimet e kontaktit.

Informacioni doli nga një takim i Komisionit Shëndetësor në Pekin të mërkurën dhe më pas qarkulloi në mediet sociale.

Shifrat janë në kontrast të fortë me shifrat zyrtare për tre javët e vetëm 62,000 infeksioneve në të gjithë vendin, dhe pothuajse asnjë vdekje.

Autoritetet kineze hoqën papritur kufizimet, duke braktisur politikën zero-Covid më 7 dhjetor pas protestave masive në disa qytete.

Vendimi u justifikua me arsyetimin se variantet e reja të Omicron ishin më pak të renda.//a.i/

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet