E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cilat janë 3 destinacionet më të preferuara të shqiptarëve për natën e Vitit të Ri?

Ku do të festojnë më së shumti shqiptarët këtë vit?

Në emisionin “Wake Up” u diskutua pikërisht kjo temë, nga ku mësuam se shqiptarët nuk kanë zgjedhur më vendet e rajonit apo Europës. Duket se ata i kanë kthyer sytë tek qytetet e dashura të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në vend të parë si më e preferuara këtë fundvit është Dardha, duke e argumentuar se jo vetëm që ka dëborën dhe të gjithë shijen e festave dhe dimrit, por është edhe shumë pranë qytetit të Korçës.

Destinacioni i dytë më i preferuar është fshati Bogë. Ky fshat është rreth 29 kilometra nga qyteti i Pejës. Me dhjetëra shtëpiza dhe hotele  janë ndërtuar për të pritur vizitorët, por ka edhe shtëpi të njerëzve që jetojnë në atë fshat. Bogë është cilësuar perfekt për të kaluar pushimet dimërore, si dhe për të ushtruar ski.

Brezovica është vendi i tretë më i preferuar i shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit! Brezovica gjendet në komunën e Shtërpcës në Kosovë dhe njihet si vendpushimi perfekt për dimrin. Zona turistike e skive ndodhet në shpatet e Parkut Kombëtar të Sharrit në veri dhe në veriperëndim.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet