Pas vendimit negativ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zëvendës kryetari i grupit parlamentar të CDU/ CSU Johann Wadephul dhe raportuesi kryesor Christian Schmidt kanë dhënë një deklaratë zyrtare.
Wadephul deklaroi se dy vendet e zhgënjyera nga vendimi duhet “të marrin votën negative të Këshillit Evropian si incentiv për të vazhduar angazhimin për reformat”.
“Po të vazhdojnë, Parisi nuk do të ketë mundësinë të bllokojë negociatat për anëtarësim një herë të dytë. Gjermania mbetet pro perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.



